Tirana Green 2030

Këshilli Mjedisor Tiranë, në bashkëpunim dhe me mbështjen e Friedrich Ebert Stiftung Tirana, organizojnë për herë të parë akademinë #TiranaGreen2030 me synim fuqizimin e pjesëmarrjes dhe dialogut midis të rinjve dhe qeverisjes vendore, si një mjet për të rritur efektivitetin dhe prioritizimin e mjedisit dhe klimës në axhendën e vendimmarrjes vendore.

Rijetësimi i Lagjeve

“Rijetësimi i Lagjeve” konsiston në organizimin e aksioneve miqësore ndaj komunitetit, mjedisit dhe lagjeve të qytetit te Tiranes duke përfshirë organizata anëtare te Keshillit Mjedisor, të rinj vullnetarë, biznese private, universitete e shkolla si dhe profesionistë të rinj që duan të angazhohen për të mirën komunitare. Më 30 Tetor 2021 zhvillohet projekti pilot dhe më pas do të zhvillojmë cdo muaj përgjatë vitit 2022 në lagje dhe njësi të ndryshme administrative, në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022.

24 Shtator ora 18:00

Ne kemi ende shpresë në fuqinë tonë të përbashkët dhe në besimin e palëkundur për të fituar luftën për të ardhmen tonë.

Çdo vit e më shumë po i ndiejmë efektet e #ndryshimeveklimatike duke ndikuar në cilësinë e jetës tonë. Përgjegjësia qytetare është ajo që na fton të veprojmë, për veten, fëmijët tanë, prindërit dhe komunitetin.

Bashkohu me të rinjtë aktivistë të Këshillit Mjedisor Tiranë dhe organizatave mjedisore në një Marshim masiv për Klimën, organizuar në të njëjtën ditë në të gjithë botën 🌎

Le të rrisim vëmendjen rreth problematikave ekzistuese se si mund të përmirësohemi si qytetarë dhe vendimmarrës - duke punuar fort së bashku drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme ✊🏻🍃
Zgjidh mënyrën tënde të lëvizjes në marshim mjafton të jetë Zero-Karbon!

Prezantimi i Këshillit Mjedisor të  Tiranës

Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i KMT me qëllimet dhe objektivat e tij, si të sigurojë  politika dhe nisma të suksesshme e afatgjata që kanë impakt pozitiv në mjedis e që kontribuojnë drejt arritjes së objektivit final: 
Kthimin e Tiranës në një kryeqytet të gjelbër, ku qytetarëve u jepet mundësia të gëzojnë një jetë të shëndetshme dhe me cilësi, duke kthyer përkushtimin ndaj të mirës së përbashkët dhe sigurimin e të ardhmes për brezat pasardhës.