KËSHILLI MJEDISOR TIRANË

Një strukturë komunitare me bazë angazhimin vullnetar që përfshin përfaqësues të organizatave mjedisore, aktorë të qeverisjes lokale, lektorë dhe profesionistë me përvojë si dhe profesionistë të rinj me pasion e ide në fushën e mjedisit. 


BASHKË PËR NJË TIRANË TË GJELBËR!

Ky këshill ndërmerr nisma mjedisore me interes publik vendor, si dhe bashkëpunon me subjekte të caktuara sipas një plani objektivash për zgjidhjen e problematikave të përbashkëta që prekin qytetin, për promovimin e një mjedisi te shëndetshëm dhe një cilësie më të mirë të jetës duke inkurajuar gjithashtu zhvillimin ekonomik dhe social në nivel lokal. Ne synojmë ta arrijmë këtë nëpërmjet krijimit të një sinergjie, për shkëmbimin e përvojave, ndarjes së ideve në sesione të dedikuara , kordinimit dhe bashkëpunimit për përmirësimin e performancës së qytetit në fushat e mëposhtme: 

 
• Lëvizshmëria e Qëndrueshme 

• Gjelbërimi dhe Biodiversiteti 

• Qëndrueshmëria dhe adaptimi ndaj ndryshimit të klimës 

• Efiçenca energjitike 

• Menaxhimi i burimeve natyrore 

• Edukimi dhe ndërgjegjësimi qytetar 

Profili ynë i Instagramit

Bëhu pjesë e jona