Këshilli Mjedisor Tiranë është një grupim profesionistësh në cështjet e mjedisit, klimës, urbanistikës dhe energjisë, të mbledhur sëbashku në mënyrë vullnetare, për të mundësuar një qytet të gjelbër, të pastër e të shëndetshëm për të gjithë, përmes edukimit qytetar, advokimit të politikave pro mjedisit si dhe fuqizimin e liderëve të rinj të fushës.
Nisur nga sfidat e sotme klimatike dhe shëndetësore, ky këshill synon të bëjë bashkë aktorë që luajnë një rol kyc në zhvillimin e qendrueshëm të kryeqytetit, me qëllim krijimin e një sinergjie lokale që do të sigurojë politika dhe nisma të suksesshme e afatgjata në të gjithë sektorët që kanë ndikim në mjedis.